Gastronomët paralajmërojnë protestë nëse Qeveria ashpërson masat anti-COVID

Gastronomët paralajmërojnë protestë nëse Qeveria ashpërson masat anti-COVID

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka njoftuar se do të organizohet protestë në rast se Qeveria i ashpërson masat anti-COVID duke mos u koordinuar me të, njofton Insajderi.

Arian Vranica, nga kjo shoqatë ka thënë se kanë mbajtur takim me përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe presin që të kenë bashkëpunim për vendimet që do të merren e që mund të prekin interesat e këtij sektori.

“Kjo nuk është në rregull me paralajmërimet e njëanshme ku thirren për ashpërsim të masave. E kuptojmë shumë mirë gjendjen me pandeminë, por duhet të kemi parasysh që edhe ata nuk pasë kujdes gjatë kohës së fushatave”, tha Vranica për EO.

Ai ka theksuar se janë shumë të revoltuar dhe nëse do ketë prap një qasje të tillë, paralajmëroi se do të përdorin format tjera pa përjashtuar edhe protestat.

“Ne kemi uruar Qeverisë së re dhe kryeministrit detyrën e re, dhe duke shpresuar që të mos përsëriten referencat e dikurshme dhe vendimet të merren në mënyrë të njëanshme. Duhet të kemi qasje më të kujdesshme për veprimet tutje”, u shpreh më tej Vranica. /Insajderi.com