Gastronomet shpresojnë te projektligji për rimëkëmbje ekonomike

Gastronomet shpresojnë te projektligji për rimëkëmbje ekonomike

Kalim sa më të shpejtë në lexim të parë të projektligjit për rimëkëmbje ekonomike ka kërkuar Shoqata e Gastronomeve në Kosovë, njofton Insajderi.

Në intervistën Express të KTV-së, Fatos Mexhuani, nga kjo shoqatë ka thënë se gastronomia sheh shpresën te ky projektligj për të cilin ka kërkuar që deputetët ta miratojnë sa më shpejt.

Maxhuni ka thënë se janë dy nene në këtë projektligj që do t’i ndihmojnë bizneset e gastronomisë.

Sipas tij, edhe pika e ndryshimit të ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar do të ndihmonte shumë gastronominë.

Duke u ankuar për rregullin që prej orës 21:00 në kafeteri të mos lejohet muzikë, Mexhuani ka thënë se gastronomet po kërkojnë që të ndryshojë ky vendim e të lejohet muzikë “vetëm sa të dëgjohet e jo që të bëhen ndeja”.

“Kërkesa jonë është të kalohet buxheti sa më shpejt nga deputetët tanë sepse janë dy nene që na takojnë neve, po ashtu edhe ai i TVSH-së që na ndihmon neve për rimëkëmbje. Po kërkojmë që sa më parë buxheti të votohet. Të vazhdojmë të punojmë e të fillojmë sezon të ri duke u munduar bashkërisht si shoqatë e gastronomisë, si bizneset tona anëtare dhe qytetarët që të kenë kujdes”, ka thënë ndër tjerash ai./Insajderi.com