Gastronomët thyejnë pjata para Qeverisë

Gastronomët thyejnë pjata para Qeverisë

Pjesëtarë të fushës së gastronomisë kanë thyer pjata para Qeverisë së Kosovës, për t’i shprehur pakënaqësitë e tyre për mospërkrahjen financiare nga institucionet e vendit, si dhe për shfuqizimin e masave ndaj gastronomisë.

Kryetari i kësaj shoqate, Petrit Kllokoqi ka thënë se kjo është edhe thirrje edhe për gastronomet e Kosovës që t’i bashkëngjiten këtij aksioni, si dhe protestës më 25 shtator në shesh, para Qeverisë.

“Përmes këtij akti simbolik po shprehim pakënaqësitë tona ndaj mospërkrahjes financiare nga institucionet e Kosovës si dhe mos shfuqizimin e masave ndaj gastronomisë. Po ashtu, iu bëjmë thirrje gjithë gastronomëve që t’i bashkëngjiten këtij aksioni simbolik, e po ashtu edhe protestës më 25 shtator në ora 14:00, para parlamentit dhe Qeverisë”, ka thënë ai. /Insajderi.com