Gastronomët tregojmë nëse do t’i zbatojnë kufizimet anti-COVID, pasi ministri Murati si ftoi ende në takim

Gastronomët tregojmë nëse do t’i zbatojnë kufizimet anti-COVID, pasi ministri Murati si ftoi ende në takim

Gastronomët do t’i zbatojnë kufizimet anti-COVID, përkundër se kanë kërkuar takim me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati – diçka e tillë ende nuk ka ndodhur.

Petrit Kllokoqi, kryetar i Shoqatës së Gastronomëve i tha Gazetës Online Shqip.com se masat anti-COVID do t’i respektojnë pasi numri i infeksioneve është shumë i lartë.

“Po momentalisht jemi duke i respektuar”, ka thënë shkurt ai.

Më 26 gusht, Kllokoqi përmes një postimi në Facebook, kishte kërkuar takim me ministrin Murati, për të diskutuar rreth kompensimit financiar që gastronomët duhet të marrin në saje të limitimit të orarit të punës.

Shqip.com ka tentuar ta kontaktojë Muratin dhe dikë nga ministria që ai drejton. S’kanë qenë të qasshëm.

Ndërsa me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë të aprovuar nga Qeveria, në ora 21:30 duhet të mbyllen të gjitha lokalet.

Për të vazhduar më pastaj me orën policore, si pjesë e masave kundër Coronavirusit.

Nuk është hera e parë që gastronomisë i kufizohet orari i punës.

Ata janë ankuar se pandemia i ka dëmtuar financiarisht.

Por, tash situata me COVID-19 është shqetësuese bazuar në të dhënat që i publikon MSH dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Vetëm të dielën dhe të hënën ndërruan jetë 56 qytetarë si rezultat i infektimit të COVID-19. /Insajderi.com