Gati 12 mijë raste aktive me Coronavirus në Kosovë

Gati 12 mijë raste aktive me Coronavirus në Kosovë

Që nga 13 marsi kur janë konfirmuar dy rastet e para, gjtihsej 79 mijë e 793 qytetarë janë infektuar me COVID-19, përcjell Insajderi.

Sipas të dhënave ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, deri tani Coronavirusi ua ka marrë jetën një mijë e 736 pacientëve.

Aktualisht në vend janë 11 mijë e 736 raste aktive me COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 66 mijë e 321 raste.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Kosova ka shënuar pesë viktima, 704 raste pozitive dhe 342 të shëruar nga virusi vdekjeprurës. /Insajderi.com