Gati 3 mijë të vdekur si pasojë e COVID-19

Gati 3 mijë të vdekur si pasojë e COVID-19

2 mijë e 972 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 që kur shpërtheu pandemia më 13 mars të vitit të kaluar.

Po që nga atëherë janë regjistruar 160 mijë e 435 infeksione të reja.

Po ashtu, me sukses e kanë kaluar Coronavirusin mbi 156 mijë të tjerë.

Ndërsa, për njëzetekatër orët e fundit Ministria e Shëndetësisë ka regjistruar 35 raste të reja dhe 79 të shëruar.

Nuk është raportuar asnjë i vdekur.

MSh tregoi se rastet aktive janë 1 mijë e 51 sosh.

Procesi i vaksinimit

Qendër e Vaksinimit – Salla “1 Tetori” në Prishtinë

11 mijë e 291 qytetarë janë vaksinuar gjatë ditës së fundit në Kosovë.

Mbi 826 mijë persona kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

Ndërkaq, më shumë se 641 mijë kanë përmbyllur procesin me të dy dozat.

Shteti administron 1 milion e 468 mijë e 152 vaksina.

Infeksionet nëpër komuna.

Kryeqyteti nuk kishte më së shumti infeksione si zakonisht.

Të martën më së shumti raste u paraqiten në Prizren; dhjetë sosh.

Pasuar nga Obiliqi me gjashtë e Gjilani dhe Ferizaji me nga katër.

Ndërsa, në Prishtinë u regjistruan tri infeksione me COVID-19.

Infeksionet COVID-19

Rastet aktive

Prishtina ka 200 raste aktive, ndërsa ma pak se 100 kanë komunat si Gjilani, Prizreni, Ferizaj etj. /Insajderi.com

Rastet aktive nëpër komuna