Gati dy muaj që është zhdukur

Gati dy muaj që është zhdukur

Faik Zeqiri nga fshati Kutllovc i Mitrovicës është zhdukur nga 1 tetori, njofton Insajderi.

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga data e raportimit nga familjarët kanë ndërmarrë veprime në kërkim të personit të zhdukur.

“Nga hetimet e deritanishme nuk kemi rezultuar me ndonjë indikacion konkret për gjetjen e personit të zhdukur”.

“Mbi bazën e këtyre rrethanave, hetuesit e sektorit rajonal të hetimeve me autorizim të prokurorit të rastit, kërkojnë dhe apelojnë tek të gjithë qytetarët që mund të kenë çfarëdo informacioni lidhur me personin e zhdukur, të lajmërojë policinë, në linjën emergjente 192/ ose në +383 44 845 823“. /Insajderi.com