Gastronomët ndihmojnë 150 familje në nevojë me rastin e Fitër Bajramit

Gastronomët ndihmojnë 150 familje në nevojë me rastin e Fitër Bajramit

Shoqata e Gastromëve ka organizuar një aksion bamirës për të iu dalë në ndihmë 150 familjeve në nevojë me rastin e festës së Fitër Bajramit, njofton Insajderi.

Kryetari i shoqatës, Petrit Kllokoqi, u ka uruar festën të gjithë besimtarëve myslimanë, teksa bëri të ditur se pakot me gjëra elementare ushqimore dhe sanitare do të shpërndahen në tërë Kosovën, tek ato familje që kanë më shumë nevojë.

“Shoqata jonë ka vendosur të organizojë këtë aktivitet për t’i ndihmuar më shumë se 150 familjeve në nevojë me pako ushqimore dhe sanitare në tërë Kosovën. Në gjendjen që ka ardhur vendi ynë, numrat asnjëherë nuk mjaftojnë, por sado pak mjafton fakti për të gëzuar një familje të një vëllai apo motrës time shqiptare”, tha Kllokoqi para mediave.

Ai tutje njoftoi se listat e familjeve i kanë marrë nga Shoqata Humanitare Bereqeti./Insajderi.com