Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, beson që do të jetë sërish pjesë e listës së kësaj partie për deputete, transmeton Insajderi.
Edhe pse thotë se është e sigurt që do të jetë prap në këtë listë, Gaxherri njofton se nuk ka asgjë definitive lidhur me këtë listë.
“Nuk e kemi vendos ende listën e deputetëve por jam e sigurt se do të jem prapë në listën kandiduese”, thotë ajo për T7.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit, ajo thotë, si kurrë më parë, partia e themeluar nga Ibrahim Rugova, ka nevojë për mobilizimin e të gjithëve.
“Unë mendoj se Lidhja Demokratike e Kosovës kësaj radhe ka nevojë për të gjithë njerëzit e vetë. Është një opinion i krijuar pa të drejtë për LDK’në prandaj unë mendoj se unë dhe të gjithë bashkëveprimtarët dhe kolegët e aktivistët e LDK’së do të mobilizohemi”, tha Gaxherri.
“Do të punojmë shumë me përkushtim që LDK të radhitet e para sepse përveç garës, unë e them me sinqeritet dhe bindje se Kosova është e sigurt vetëm atëher kur është në qeverisjen e LDK’së”, shtoi ajo. /Insajderi.com