Deputetja në legjislaturën e fundit, Besa Gaxherri, ka deklaruar se “LDK është në garë me Vetëvendosjen për vendin e parë dhe me askë tjetër”.
“Ne jemi në garë me VV-në dhe jo të tjerët. Oponenti kryesor është VV dhe normal se diskursi publik i saj është i papranueshëm dhe ne nuk e kemi ndërmend të biem në atë nivel”.
Ajo në Klan Kosova shtoi se “propaganda ia ka arritur deri diku qëllimit”.
“Por duke hesht e duke punuar më shumë, natyrisht se propaganda e ka arritur deri diku qëllimin, andaj duhet sqaruar disa gjëra për opinionin”.
Gaxherri shtoi se “LDK nuk ka të bëjë asgjë me korrupsionin”. /Insajderi.com