Gazeta franceze: Çështja Kosovë-Serbi- Macron nuk merret me pajtim në Ballkan

Gazeta franceze: Çështja Kosovë-Serbi- Macron nuk merret me pajtim në Ballkan

Gazeta franceze “Opinion” shkruan se presidenti i këtij vendi , Emmanuel Macron, nuk merret me pajtimin në Ballkan.

Kjo gazetë mes tjerash shkruan se në fillim të dhjetorit shefi i këtij shteti do të vizitojë Serbinë dhe Shqipërinë por nuk planifikon ta vizitojë Kosovën.

Poashtu në artikull theksohet “se të zhgënjyer kanë mbetur ata të cilët në Ballkan shpresonin se përkujtimi i 11 nëntorit në Paris do të sillte një ndryshim sa i përket çështjes së pajtimit Kosovë-Serbi”.