Gazeta italiane shkruan për profilin e Pacollit dhe lidhjet e tij me Rusinë

Gazeta italiane shkruan për profilin e Pacollit dhe lidhjet e tij me Rusinë

Biznesmeni i cili krijoi karrierën e tij mes Rusisë dhe Kazakistanit, ish-kreu i shtetit, një mik i diktatorëve, sot ai është ministër i Jashtëm, shkruan gazeta italiane “Lettera 43”, për zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Edhe kur ai ishte president i vendit të tij, Kosovë, Behgjet Pacolli ishte shtetas i një shteti tjetër, Zvicrës.

Kjo është një hollësi në karrierën e tij që e përshkruan më së miri figurën e pakapshme dhe të zymtë të ministrit të Jashtëm të Prishtinës, një sipërmarrës miliarder, mik i shumë diktatorëve dhe një politikan i zgjuar, i aftë për të arritur në vendet kyçe në gjeopolitikën ballkanike, duke kontrolluar vetëm një pjesë të vogël të deputetëve, shkruan tutje kjo gazetë.

Behgjet Pacolli, sapo ka shkruar një faqe të re në historinë e tij, duke braktisur radhën e opozitës dhe duke vendosur ta mbështesë të ashtuquajturin “Koalicion i komandantëve”, të cilët erdhën në pushtet në Kosovë pas tre muajsh të krizës politike, shkruan gazeta italiane, raporton Insajderi.

Por Pacolli nuk ka qenë gjithmonë i interesuar në politikë. Me origjinë nga fshati i vogël i Kosovës, Marec, ministri i Jashtëm aktual ka jetuar një pjesë të madhe të jetës së tij duke punuar si sipërmarrës larg nga toka e tij.

Pas studimeve në Gjermani në vitet 1970, në vitin 1991, themeloi kompaninë ndërtimore “Mabetex” në Lugano, me të cilën ka udhëtuar nëpër tërë botën.

“Punën e tij të parë e ka bërë në Rusi, në qytetin e largët siberian të Jakutskit, në fillim të viteve 90”, shkruan ish-korrespondenti i “Financial Times” në Moskë Andrew Jack në librin e tij “Inside Putin’s Russia” (Oxford University Press, 2005).

Mirëpo, për ndërtimet e “Mabetex” në operën e Moskës dhe Pallatin e Kremlinit, u hapën hetime nën akuza se “Mabetx” kishte paguar 66 milionë dollarë komisionit dhe oficerëve rusë,  por që lidhur me këtë prokuroria zvicerane nuk kishte pasur prova dhe hetimet ishin ndërprerë.

Pas hyrjes së tij në politikë dhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, Pacolli siguron veten se ai është distancuar nga biznesi, duke lënë administrimin e perandorisë së tij tek familja e tij, por faktet tregojnë një histori tjetër.

Në vitin 2011, udhëheqësi i AKR-së, pati sukses në zgjedhjen e kreut të shtetit, duke i premtuar Hashim Thaçit që do ta ketë mbështetjen e partisë së tij që ai në atë kohë këtë të zgjedhet kryeministër.

Behgjet Pacolli tani është kreu i diplomacisë kosovare dhe është e ligjshme të pyesësh veten nëse lidhjet e tij me Kremlinin, si dhe të martohen me një grua ruse (pas një martese të shkurtër me këngëtaren Anna Oxa) tani mund ta ndihmojë Kosovën për të përmirësuar pozitat e saj në skenën ndërkombëtare, dialogun me Moskën, aleatin kryesor të Beogradit.

Sipas Dejan Anastasijeviç, veteran i gazetarisë serbe, ky skenar nuk ka gjasa, sepse “askush në Beograd nuk e njeh Pacollin”, por rezultatet mund të vlerësohen vetëm në muajt e ardhshëm, kur dialogu serbo-kosovar rifillon në Bruksel. /Insajderi.com