
Gazeta më e madhe në Zvicër “20 Minuten” tashmë ka filluar me edicionin në gjuhën shqipe, duke u mundësuar kështu shqiptarëve atje që të informohen në gjuhën e tyre amtare.
Tashmë kjo gazetë në gjuhën shqipe mund të shkarkohet edhe si aplokacion në gjuhën shqipe, e cila po ashtu është botuar edhe si gazetë shtypi.
Sipas mediumit, kjo mënyrë është aplikuar për shkak se rreth 278 mijë njerëz në Zvicër e konsiderojnë shqipen si një nga gjuhët e tyre kryesore.
Ndërkaq, “20 minuten” ka njoftuar se që nga java e ardhshme, do të fillojnë me botimin në gjuhën serbe dhe atë kroate./SHQIP.com