gj" />

Gazeta më e madhe në Zvicër fillon edicionin në gjuhën shqipe

Gazeta më e madhe në Zvicër fillon edicionin në gjuhën shqipe

Gazeta më e madhe në Zvicër “20 Minuten” tashmë ka filluar me edicionin në gjuhën shqipe, duke u mundësuar kështu shqiptarëve atje që të informohen në gjuhën e tyre amtare.

Tashmë kjo gazetë në gjuhën shqipe mund të shkarkohet edhe si aplokacion në gjuhën shqipe, e cila po ashtu është botuar edhe si gazetë shtypi.

Gazeta zvicerane “20 minuten” në gjuhën shqipe.

Sipas mediumit, kjo mënyrë është aplikuar për shkak se rreth 278 mijë njerëz në Zvicër e konsiderojnë shqipen si një nga gjuhët e tyre kryesore.

Ndërkaq, “20 minuten” ka njoftuar se që nga java e ardhshme, do të fillojnë me botimin në gjuhën serbe dhe atë kroate./SHQIP.com