Gazeta Zyrtare nuk shpall vendimin për Xhaferin

Gazeta Zyrtare nuk shpall vendimin për Xhaferin

Ende asnjë përgjigje nga presidenti Gjorge Ivanov lidhur me letrën e kryeparlamentarit Talat Xhaferi për dhënien e mandatit liderin social-demokrat, Zoran Zaev.

Presidenti është kthyer nga vizita zyrtare në Turqi por nga kabineti i tij nuk ka asnjë njoftim se kur mund të pritet përgjigje. Në bazë të Kushtetutës Ivanov është i obliguar të kthej përgjigje në afat prej 10 ditëve nga dita e marrjes së njoftimin për formimin e shumicës së re parlamentare.

Ndërkohë ende nuk është publikuar as vendimi i shumicës për zgjedhjen e Xhaferit për kryetar Kuvendi.

Nga Gazeta Zyrtare kanë bërë të ditur se përputhje me ligjet, në numrin e ardhshëm do të publikohet vendimi për zgjedhjen e krye parlamentarit të ri. E ndërkohë Xhaferi në takime të veçanta  ka takuar ambasadorët e SHBA-së, Xhes Bejli dhe të Francës, Krisitijan Timonie me të cilët ka biseduar për zhbllokimin e punës së Kuvendit, sulmet e dhunshme të së “enjtes së përgjakshme”.

Nga LSDM-ja thonë se presin që pas përfundimit të procedurave të nisin bisedimet për formimin e qeverisë së re. Oliver Spasovski i quajti spekulime informacionet për gjoja nisjen e bisedimeve apo edhe ndarjen e posteve ministrore. Ai tha se për momentin është vetëm një e sigurt, Zoran Zaev do të formoj qeverinë e re.

“Në lidhje me bisedat për formimin e qeverisë, fillimisht presim që Ivanov të dorëzoj mandatin siç duhet të ndodh dhe pastaj do të fillojnë bisedat për qeverinë e re mes partive që formojnë shumicën parlamentare. Pas kësaj mund të bisedojmë për postet, asgjë tjetër nuk është e sigurt përveç se sot mandatar për qeveri do të jetë Zoran Zaev”, deklaroi Oliver Spasovski nga LSDM.

Nga LSDM-ja besojnë se Ivanov nuk do të përsëris gabimin e mëparshëm dhe se do tifo jep Zaevit mandatin për formimin e qeverisë së re. Në rast këtë nuk e bënë nga LSDM-ja thonë se do të veprojnë sikur edhe në rastin e Kuvendit, do të formojnë qeverinë e re ma mandat nga Ivanovi i cili do të mbajë përgjegjësi për të gjitha pasojat që mund të dalin nga një veprim i tillë.