
Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, së bashku me Këshillin e Medieve të Shkruara të Kosovës, të përkrahur dhe nga organizata të tjera të shoqërisë civile kanë zhvilluar një aksion protestues para objektit kryesor të Qeverisë.
Kryetari i AGK-së Shkëqim Hysenaj ka thënë se gazetarët nuk guxojnë të censurohen dhe nuk duhet të jenë pjesë e grupeve kriminale.
gjatë këtij aksioni u kërkua që sistemi i drejtësisë në Kosovë të punojë më shumë në zbardhjen e rasteve kur gazetarët, kërcënohen, shantazhohen dhe sulmohen.
Njëherit u bë thirrje edhe për ndalimin e lajmeve të rreme duke u shpërndarë doracak nga Këshilli i Mediave te Shkruara të Kosovës