Gazetarët dhe kameramanët të cilët janë të akredituar ta ndjekin punën e Kuvendit të Kosovës, kanë reaguar për kufizim të punës së tyre, duke e cilësuar si shkelje të të drejtave të gazetarëve.
“Ne emër të gazetarëve dhe kameramanëve që përcjellim punën e Kuvendit të Kosovës, kërkojmë nga kryesia e Kuvendit dhe kryetari Kadri Veseli që të na mundësojë qasje në të gjitha ambientet e Kuvendit të Kosovës, pasi që, hiq më larg se sot, ne po ballafaqohemi me problemin e komunikimit me deputetët si rezultat i ndalesës nga ana e sigurimit të Kuvendit”, ka shkruan gazetari Arton Mulliqi në emër të gazetarëve.
“Vlrësojme se kjo është një shkelje e të drejtave të gazetareve pasi që ne jemi të akredituar për punë në Kuvend dhe nuk është e drejtë të mbyllemi vetëm brenda hapësirës së caktuar për gazetar. Shpresojmë shumë se kjo kërkesë e jona do të hasë në mirëkuptimin e kryetarit Veseli dhe kryesisë së Kuvendit që ta zgjedhin këtë shqetësim. Shpresojmë po ashtu edhe në mirëkuptimin dhe mbështetjen e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës”, përfundon reagimi./Insajderi.com
Foto ilustrim