Gazetari gjerman ka një përgjigje epike për Edi Ramën për kërcënimin me padi

Gazetari gjerman ka një përgjigje epike për Edi Ramën për kërcënimin me padi

Rama shpesh ka akuzuar opozitën se problemet e “shtëpisë së përbashkët”, Shqipërisë ia tregon botës edhe në gjuhë të huaj.

Por këtë herë në lidhje me përgjimet e Bild, Rama ka bërë të njëjtën gjë, lajmin se do padisë në gjykatat gjermane gazetarin që nxori përgjimet Peter Tiede, Rama e publikon edhe në anglisht.

Por pas këtij njoftimi të Ramës, gazetari gjermani ka replikuar po në tëitterin e publikuar nga kryeministri shqiptar.

“Z. Kryeministër, ju doni të më padisni? Për shkak se fyeva madhërinë tuaj, apo çfarë? Përgjimet janë reale. Apo dyshoni për materialin e prokurorëve tuaj? Në Shqipëri, ju nuk mund të më paditni: cila gjykatë punon? I kënaqur që e konfirmuat”, shkruan Peter Tiede.