Gazetari i gazetës AS “detyrohet” ta përmend emrin e Kosovës

Gazetari i gazetës AS “detyrohet” ta përmend emrin e Kosovës

Bajram Shala, menaxheri i Përfaqësueses së Kosovës, ka detyruar gazetarin e gazetës spanjolle “AS”, që më në fund të përmend emrin e Kosovës.

Gazetari fillimisht thotë se pyetjen e ka për “trajnerin”, por nuk specifikon se për cilin trajner.

Më pas Shala intervenon duke e pyetur gazetarin se “trajnerit të cilës skuadër”, po ia drejton pyetjen.

Gazetari më pas vazhdon përsëri duke përmendur vetëm fjalën “trajner”.

Por, as Shala nuk zmbrapset, i thotë se cilës përfaqësuese po ia drejton pyetjen.

Në fund gazetari dorëzohet the thotë se po ia drejton pyetjen “trajnerit të Kosovës”.

Spanja është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur ende shtetësinë e Kosovës.