Gazetari kosovar kalon në PDK

Gazetari kosovar kalon në PDK

Gazetari i angazhuar në Radio Kosovë njëherësh edhe profesor universitar, Arben Fetoshi, i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës, njofton Insajderi.

Këtë e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj.

Hoxhaj ka thënë se shkuarja e Fetoshit në PDK tregon se nuk është parti e thjeshtë politike por projekt kombëtar.

“Ardhja e Arbenit nuk është ardhje teknike por besim për PDK-në”, ka thënë ai.

Ndërsa, Arben Fetoshi ka thënë se vendimi për t’iu bashkuar PDK-së ishte i vështirë, por sipas tij, i drejtë, duke shtuar se i ka qëllimet e njëjta sikurse edhe PDK-ja. /Insajderi.com