Gazetari kroat e bën shqiponjën në Prishtinë: Më mirë një ditë në Kosovë, se 1 mijë në Serbi

Gazetari kroat e bën shqiponjën në Prishtinë: Më mirë një ditë në Kosovë, se 1 mijë në Serbi

Gazetari dhe prezantuesi i njohur kroat, Velimir Bujanec, duke se e ka shijuar jashtëzakonisht shumë vizitën e tij në Kosovë.

Në disa fotografi që ka publikuar në profilin e tij zyrtar në ‘facebook’, ai shihet para shtatore së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Prishtinë, teksa bën shqiponjën dy krenare.

“Më mirë një ditë në Kosovë, sesa 1000 mijë në Serbi”, ka shkruar gazetari kroat Bujanec.

Ai gjatë vizitës së tij në Kosovë, ka vizituar edhe qytetin historik të Prizrenit, ndërsa ka publikuar fotografi ku në sfond shihen figurat historike të kombit shqiptarë, si Ismail Qemali e Isa Boletini.

Bujanec është 45 vjeçar, dhe që nga viti 2010 është redaktor i emisionit “Bujica”, i cili transmetohet në disa kanale televizive.

Përveç gazetar, ai ka qenë i ndërlidhur edhe me politikën. Ai ishte pjesë e partisë ‘Unioni Demokratik i Kroacisë’, parti që sot udhëhiqet nga presidenti kroat, Andrej Plenkoviç