As Hoti, as Thaçi

Gazetari pyet: Kush do t’i drejtojë bisedimet? – Haradinaj përgjigjet: Po më duket Grenelli

Haradinaj është pyetur se kush do t’i udhëheqë bisedimet nga pala Kosovare në dialogu me Serbinë, por ai ka ironizuar me përgjigjen duke thënë se ato i udhëheqë ambasadori Richard Grenell.

Gazetari pyet: Kush do t’i drejtojë bisedimet? – Haradinaj përgjigjet: Po më duket Grenelli

Ramush Haradinaj është pyetur se kush do t’i udhëheqë bisedimet Kosovës – Serbi nga pala e shtetit të Kosovës, por përgjigja e tij nuk ka qenë as kryeministri Avdullah Hoti e as presidenti Hashim Thaçi.

“Po më duket ambasadori (Richard) Grenell”, ka thënë shkurt Haradinaj, njofton Insajderi.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media, ku ka folur rreth parimeve që AAK-ja i ka të pa-negociueshme për dialogun me Serbinë.

“Aleanca beson se Kosova ka definim të qartë të këtij procesi dhe tri parimet tona janë; Mos-diskutim për kufijtë; Karakter unitar i Kosovës dhe Ruajtje e kushtetutshmërisë. Këto janë tri parime që ne si Aleancë i kemi të paprekshme”, pohoi Haradinaj.

“Gatishmëria e qeverisë për këshill të ekspertëve, dhe komunikimi i rregullt mes partive dhe komisionit parlamentar të veçantë për monitorimin e procesit janë garanci shtesë për ne”.

Haradinaj ka prezantuar edhe pritjet e tij nga dialogu. Ka thënë se pret zhbllokim të situatës dhe njohje reciproke./Insajderi.com