Përvoja dhe puna shumë vjeçare e Halil Matoshit në gazetari me 13 maj të këtij viti u ndërprenë. Kjo për faktin se Matoshi edhe zyrtarisht iu bashkua Aleancës për Ardhmërisë së Kosovës.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës të posa të aderuarin në parti e kandidoj për deputet të ardhshëm të kuvendit të Kosovës, shkruan Insajderi.
Por, Matoshi sipas rezultateve zyrtare të KQZ-së nuk ka arritur të fitoj votat e mjaftueshme për deputet në Kuvendin e Kosovës.
Partia e Matoshit, ishte në koalicion parazgjedhor me Nismën për Kosovën por në momentet e fundit u futë në koalicion edhe me Partinë Demokratike të Kosovës.
Koalicioni PAN arriti të zë 39 ulëse por jo edhe i posa aderuarin në politik, Halil Matoshi.
Matoshi kishte kandiduar edhe më herët për deputet vite më parë, atë kohë me partinë Ora e udhëhequr nga Veton Surroj, por që edhe atëherë kishte dështuar të fitoj besimin e qytetarëve.
Matoshi gjatë karrierës së tij si gazetar ai ka shkruar për gazetën studentore “Bota e re”, “Zëri i rinisë”, ku më pastaj u bë edhe kryeredaktor kur e përjavshmja u bë gazetë ditore e quajtur “Zëri”, Kryeredaktor i revistës për kulturë dhe art “Sheshi”, redaktor dhe kryeredaktor në gazetën “Lajm”, redaktor dhe kolumnist në Gazetën Express./Insajderi.com