Gazetari shqiptar e konsideron klinikë të vdekjes Spitalin Amerikan

Gazetari shqiptar e konsideron klinikë të vdekjes Spitalin Amerikan

Gazetari Dritan Hila ka akuzuar Spitalin Amerikan duke thënë se ‘kur të del shpirti, të çojnë tek shtetërori’.

Ai ka porositur që të rregullohen spitalet shtetërore, e jo të detyrohen qytetarët që të shkojnë nëpër spitale private, siç është ai amerikan, të cilët po i  ‘rrjepin me para’.

Ja shkrimi i plotë”

Ky Spitali Amerikan që ka vetëm turq brenda, goxha menaxhim ka!

Të shkosh të bësh dializë me paratë e shtetit e të vënë flakën. Pastaj kur je duke të dalë shpirti, të përcjellin tek shtetërori.

Dhe e bukura është që asnjë media nuk i përmend emrin, se iu jep reklama.

Po bëni spitalet shtetërore, po bëni publikun or ju mbylltë, lërini hajdutët me çizme që pasi të rrjepin 365 ditë, një herë në vit për të larë gjynahet shtrojnë iftar, ku hanë vetëm të pasurit. Pastaj ka hedhur lajmin, që është i prapambetur, janë bërë tre viktima”- shkruan Dritan Hila.