Shpesh i tallur nga gazeta Tema dhe i konsideruar si një kukull qesharake ne duart e Berishës, Lulzim Basha duket se ia ka arritur me qëndrimet e fundit të bindë edhe Mero Bazen.
Pas një deklarate pa sens të liderit të PD, se në kohë të tilla të gjithë jemi të bashkuar pavarësisht nga dasitë (sikur kontradikatat të jenë mes popullit dhe jo lojë e kastës), Basha ka pasur privilegjin e një editoriali plot elozhe. Pikërisht këtë qëndrim të tij e ka ripostuar i lumtur edhe Edi Rama, sikur solidariteti i përkohshëm të jetë një mall që merret me qera në ditë të vështira.
Por çudia është se qëndrimi i Bashës në këto kohë fatkeqësie ka marrë edhe elozhet e gazetatit Mero Baze që ka qenë kritik me të ndoshta që ditën e parë që ai është futur në PD.
Baze e ka krahasuar atë në antitezë me qëndrimet që kanë mbajtur liderët e tjerë të opozitës dhe sidomos presidenti Meta.
“Lulzim Basha po përpiqet të bëjë diferencën me liderët e tjerë të opozitës së vjetër në këto ditë të vështira për vendin. Ndryshe nga përpjekjet për të minuar situatën, edhe ashtu të brishtë, ai është shafqur në publik në detyrën e një një lideri politik, për t’i bërë qytetarët të ndjehen të mbështetur nga të gjitha palët. E vendosur kjo në një kontekst shumë agresiv të disa qëndrave të opozitës, sidomos Berishës e Metës, qëndrimi i Bashës është në kontrast të thellë me ta dhe bën diferencën” ka shkruar Baze në editorialin e Tema.