Gazetarja e Fax News tallet me “krijimtarinë” e Albatros Rexhajt

Gazetarja e Fax News tallet me “krijimtarinë” e Albatros Rexhajt

Gazetarja e “Fax News”, Ambrozia Meta është tallur me “krijimtarinë” e shkrimtarit Albatros Rexhaj.

Meta ka thënë se Rexhaj është duke u përballur me shumë vështirësi personale, të cilat për gazetaren janë mesazh i Zotit që Rexhaj mos të shkruaj më.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se libri i Rexhajt i titulluar “Kthimi”, është mundësia tjetër përmes së cilës shkrimtari ka shkuar tek lexuesit.

Gazetarja Meta shpreson që ditëve të Panairit të Librit, protesta e banorëve të jetë para kryeministrisë dhe në vend të kazanëve të plehrave, ata t’i vënë flakën me kapsolla Zeus, Albatrosit.

“Albatros Rexhaj, përkundër vështirësive personale me të cilat është duke u përballur, ka gjetur mundësinë për të ardhur tek lexuesit e tij me librin “Kthimi”. Shpresoj që ky butaku, ta kuptojë që vështirësitë e tij personale janë një mesazh i Zotit dhe i Universit që mos të shkruaj më! Shpresoj që gjatë ditëve të Panairit të Librit, protesta e banorëve të Unazës së Re të jetë postuar para kryeministrisë dhe në vend të kazaneve të plehrave, ata t’i vënë fjalën me kapsolla Zeus, Albatrosit”, ka shkruar Meta. /Insajderi.com