E përditshmja amerikane, “Wall Street Journal”, e ka radhitur incidentin me gaz lotsjellës në Parlamentin e Kosovës në mesin e rrahjeve më të mëdha politike në botë.
Në një artikull me titullin “Rrahjet më të mëdha politike të botës”, kjo gazetë shkruan se Senati Amerikan nuk është më vendi për rrahje me grushte dhe kacafytje që dikur ishte – por në shumë vende të botës, politika ende shndërrohet në diçka fizike, shkruan Express..
“Në të kaluarën [1850], Senati Amerikan ka përjetuar rrahje me grushte dhe kacafytje. Prandaj, në vitin 1902, pas një kacafytjeje mes senatorëve demokratë, u aprovua një rregullore për sjellje në sallën e Parlamentit. E Gjatë kësaj jave, kjo rregullore e njëjtë u thirr për t’ia mbyllur gojën senatores Elizabeth Warren”, shkruan e përditshmja amerikan, përcjell Express.
Por në shumë vende të botës, politikat vazhdojnë të shndërrohen në diçka fizike, si rrahja me grushte në Parlamentin e Afrikës Jugore më 9 shkurt 2017, si dhe gazi lotsjellës në Parlamentin e Kosovës më 10 mars 2016.
“Ligjvënësit opozitarë hodhën gaz lotsjellës në sallën e Parlamentit në dy raste, si protestë kundër marrëveshjeve të Qeverisë me Serbinë dhe Malin e Zi,” shkruan Wall Stree Journal.
Rrahje me grushte mes deputetëve ka ndodhur edhe në Parlamentin e Ukrainës më 11 dhjetor 2015, në atë turk më 11 janar 2017. Po ashtu, edhe deputetët japonezë janë kacafytur në Parlament më 17 shtator 2015.
Ndërkohë, në Kong Kong, dy ligjvënësit më të rinj dhe më radikalë shkaktuan rrëmujë në sallën parlamentare duke u futur vrullshëm për ta bërë betimin përsëri.
[arve url=”http://on.wsj.com/2lvJQ0H”/]