Gazi lotsjellës në Kuvend: Kërkohet që rasti të përfundojë sa më shpejtë

Gazi lotsjellës në Kuvend: Kërkohet që rasti të përfundojë sa më shpejtë

Ka filluar seanca për katër të akuzuarit për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, ku u kërkua që rasti të përfundojë sa më shpejt.

Në këtë seancë të pranishëm janë Pal Lekaj, Albulena Haxhiu e Donika Kadaj-Bujupi.

Para se gjykata t’i njoftojë të pandehurit me të drejtat e tyre avokati i Pal Lekajt, Arianit Koci i ka deklaruar gjykatës se prokuroria nuk i ka dorëzuar të gjitha provat e këtij rasti.

“Prokuroria nuk mi ka dorëzuar të gjitha provat më mungon vërtetimi mbi marrjen e përkohshme të sendeve, unë e kam një vërtetim, por kjo ka të bëjë me zonjën Albulena Haxhiu dhe nuk ka të bëjë me klientin tim”, ka thënë Koci.

Ndërsa, prokurori, Ilaz Beqiri tha se ka ofruar të gjithë shkresat e lëndës që kanë pasur në dispozicion avokatëve dhe të akuzuarave.

“Prokuroria ka përmbushur obligimin ligjorë, me rastin e përfundimit të hetimeve dhe ngritjes së aktakuzës në këtë çështje penale juridike, por edhe në procedurë ju janë ofruar të gjithë shkresat e lëndës që kanë pasur në dispozicion nuk e di se avokati a e disponon vërtetimin mbi bartjen e sendeve mirëpo prokuroria nuk ka pasur asnjë qëllim dhe interes që ta fshehë një provë dhe mos të ia dorëzojë, mirëpo pa fajin e prokurorisë kanë kaluar më tepër se pesë vite”. /Insajderi.com