Gazmend Gjyshinca thotë se u sulmua nga Kujtim Shala e Arben Gashi

Gazmend Gjyshinca thotë se u sulmua nga Kujtim Shala e Arben Gashi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshnica, ka thënë se është sulmuar nga deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala dhe Arben Gashi, njofton Insajderi.

“Me të përfunduar mbledhja e komisionit, në momentin kur kam dal në korridor në befasi jam sulmuar nga Kujtim Shala dhe Arben Gashi”, ka thënë Gjyshnica.

Rasti ka ndodhur rreth orës 14:00 në komisionin parlamentar në Parlamentin e Kosovës.

Bëhet fjalë për Komisionin për Politikë të Jashtme, ku po raportonte ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla.

Gjatë mbledhjes së komisionit kishte disa polemika, por mbledhja më pas u ndërpre.

Pas mbledhjes Gjyshnica ka mbajtur edhe konferencë për shtyp ku tregoi se si, sipas tij, u sulmua.

Në Kuvend ka ardhur edhe Autoambulanca. Deputeti i Vetëvendosjes ka thënë se ka marrë edhe lëndime fizike, të cilat i ka konstatuar personeli shëndetësor.

“Jam goditur në krahun e djathtë”, ka thënë Gjyshinca./Insajderi.com