Gazmend Muhaxheri thotë se Avdullah Hoti do ta udhëheq dialogun. Ai do të jetë transparent para Kuvendit të Kosovës. Do të raportojë për gjithçka.
Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, në emisionin Debat Plus në Tv Dukagjini, ka thënë se Avdullah Hoti ka të drejtë kushtetuese dhe do ti prijë dialogut. Në këtë proces ai duhet të jetë transparent në raport me Kuvendin e Kosovës. Për çdo pikë duhet të na informojë, raporton Insajderi.
Muhaxheri gjithashtu ka potencuar se “nëse Avdullah Hoti nëse nuk arrin ta kryejë me sukses këtë përgjegjësi, ai duhet ta dorëzojë mandatin dhe vendi të shkojë në zgjedhje”.
I pyetur se a do të ketë fërkim mes Avdullah Hoti dhe Hashim Thaçi për prijësin e dialogut, ai është shprehur: “nuk mund të ketë fërkime të tilla, edhe për shkak të natyrës që ka Avdullah Hoti, por dhe Qeveria Hoti është qeveri e fortë sepse gëzon mbështetjen amerikane”. /Insajderi.com