Gazmend Muhaxhiri: Besoj se do të ketë koalicion me Vetëvendosjen

Gazmend Muhaxhiri: Besoj se do të ketë koalicion me Vetëvendosjen

Anëtari i kryesisë së LDK-së, njëherësh kryetar i Pejës, Gazmend Muhaxhiri ka deklaruar se ende nuk e kanë trajtuar ofertën e fundit të Lëvizjen Vetëvendosje në përpjekjet për bashkëqeverisje.

Derisa tha se është optimist për formimin e qeverisë ndërmjet këtyre dy partive.

Muhaxhiri i ka cilësuar si qëndrime individuale të gjitha deklaratat që pasuan nga zyrtarët e LDK-së pas kësaj oferte.

“Nuk ka asnjë qëndrim, organet e partisë nuk janë takuar. Ka pas vetëm qëndrime individuale”, tha ai.

Kryetari i Pejës u shpreh optimist se do të afrohen qëndrimet mes VV-së dhe LDK-së.

“Besoj që do të afrohen qëndrimet dhe do të ketë koalicion. Afatet apo është e livdueshme me i qitë, po besoj se vendi do të ketë nje qeveri”, tha ai

Pas ofertës së djeshme të Lëvizjes Vetëvendosje, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka dy orë që po qëndron në selinë e partisë për të diskutuar me disa prej nënkryetarëve për këtë ofertë.

Derisa më herët, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa bëri të ditur se i kanë përcjellë me shkrim ofertën e tyre të 8 janarit liderit të VV-së, Albin Kurti.