
Bajram Gecaj, shefi i kabinetit të ministrit të brendshëm, Agim Veliut, i është kundërpërgjigjur ish-deputetes nga pakicat, Duda Balje.
Balje ironizoi me sloganin zgjedhor “Shteti Shtet” të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke shkruar “Duda Dudë”.
Më pastaj pasoi përgjigja nga Gecaj, “Duda ka n’Dud … veç verës”, ai në Facebook.
Balje më pastaj ka kërkuar falje për të gjithë ata që nuk “iu pëlqen” emri i saj.
Duda. Dudë. Nuk ka lidhje e nuk asocion me asnjë slogan. Për mua slloganët e të gjitha partive politike për fushatën zgjedhore janë interesante dhe i respektoj. Kërkoj falje nëse emri im dikujt nuk i pëlqen”, ka shkruar ajo në Facebook. /Insajderi.com