Gecaj jep arsyet pse PDK doli me rezultat të dobët në këto zgjedhje

Gecaj jep arsyet pse PDK doli me rezultat të dobët në këto zgjedhje

Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Gecaj, ka dhënë arsye pse kjo parti doli dobët me rezultate nga zgjedhjet e 14 shkurtit, njofton Insajderi.

Ai theksoi mungesën e Hashim Thaçit e Kadri Veselit, si njërën nga arsyet që sollën këtë rezultat në votimet e 14 shkurtit për PDK-në.

Gecaj po ashtu tha se, ky rezultat ka ardhur edhe si pasojë nga votuesi tradicional i saj i cili ka bërë shkëputje duke mos votuar fare apo duke votuar tjetër parti.

Sipas tij, votuesi tradicional ka kërkesë që partia mos të jetë statike, por të jetë dinamike.

“Mendoj që votuesi tradicional i PDK-së, ka kërkesa. Votuesi i PDK-së ka një kërkesë që partia mos të jetë statike por të jetë dinamike, njerëzit të cilët janë tejkonsumuar duhet të zëvendësohen me njerëz të tjerë”, tha ai në një intervistë në Klan Kosova.

“Votuesi i PDK-së ka kërkesë nga kjo parti dhe kërkesa që ajo duhet të dinamizohet dhe të jetë e aftë që problemet që kanë lind ndërkohë të jep përgjigje më shpejt”, ka shtuar ai.

Ndërsa,  kur u pyet se a ka shance për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje,  Gecaj u përgjigj se nuk është e mundur për shkak të akuzave që partia e Albin Kurti ka drejtuar vazhdimisht në drejtim të PDK-së. /Insajderi.com