
Bajram Gecaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar ndaj deklaratës së anëtarit të kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, i cili tha se një koalicion i mundshëm me Partinë Demokratike të Kosovës nuk është i favorizuar, njofton Insajderi.
Sipas Gecajt, me këto deklarata VV-ja po shkon drejt koalicionit me PDK-në.
“Glauk Konjufca tha se ‘përjashtimi [i PDK-së] ka pasur kuptim VETËM në vitin 2019, tash është VETËM mos-favorizimi’, … nesër VETËM koalicioni, … derisa, farsa e ‘parimeve’ VETËM grumbullim votash”, ka shkruar ai në llogarinë e tij ën Facebook.
Konjufca të martën ka deklaruar se me PDK-në “Përjashtimi ka pasur kuptim vetëm në vitin 2019, tash është vetëm mos favorizim”./Insajderi.com