Gecaj, LDK: Sondazhet janë shndërruar në “fontanë dëshirash”

Gecaj, LDK: Sondazhet janë shndërruar në “fontanë dëshirash”

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka reaguar ndaj një sondazhi të publikuar së fundmi ku LDK-ja renditet në vendin e tretë si forcë politike në Kosovë, ndërsa në vendin e parë renditet Lëvizja Vetëvendosje e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës, njofton Insajderi.

Këto sondazhe Gecaj i ka quajtur “Fontanë dëshirash”.

“Sondazhet janë shndërruar në “fontanë dëshirash”!”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Sondazhi në fjalë nxirrte VV-në të parën me mbi 41 për qind, ndërkaq që si parti të dytë PDK-në me rreth 20 për qind./Insajderi.com