Gecaj për zgjedhjet në Veri: Asnjë shtet demokratik nuk do ta lejonte këtë tirani

Gecaj për zgjedhjet në Veri: Asnjë shtet demokratik nuk do ta lejonte këtë tirani

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka publikuar kandidatët që po prijnë në zgjedhjet në Veri. Sipas listës, në të katër komunat, Lista Serbe është e para me kandidatët e saj.

Gecaj ka shkruar se “asnjë shtet demokratik nuk do të duhej të toleronte një tirani të tillë”.

Sipas renditjes, në komunën e Zubin Potokut prinë Goran Rakic, me 95%, në Zubin Potok Srdjan Vulovic, 94%, në komunën e Leposaviqit Zoran Todic me 96% dhe në Zveçan Vucina Jankobic me 96%./Insajderi/