Gecaj: Qalaj paska aderuar në familjen e tij politike

Gecaj: Qalaj paska aderuar në familjen e tij politike

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka reaguar ndaj aderimit t ëish-drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, në Partinë Demokratike të Kosovës, njofton Insajderi.

Gecaj, i cili është këshilltar i ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, tha se Qalaj ka aderuar në familjen e tij natyrale politike.

Madje, ai e ka kritikuar edhe ministrin e Punëve të Brendshme në Qeverinë Kurti, Xhelal Sveçlën, pasi tha se nuk ka pasur guxim ta shkarkojë Qalajn, por shtoi se këtë e bëri Veliu, për t’i shtyrë përpara proceset ligjore profesionale.

“Rashit Qalaj paska aderuar në PDK … i priftë e mbara në familjen e tij natyrale politike! Por çfarë me i thënë tash Xhelal Sveçles, i cili me vite të tëra e kishte gojën plot “kapje”, ndërsa nuk e pati as guximin më të vogël të “çkapjes”!

Agim Veliu e kishte guximin për të shtyrë para proceset ligjore profesionale, sepse LDK nuk “çirret” si tjerët, por shtynë para shtet-ndërtimin me hapa të sigurtë!”, ka shkruar Geci në profilin e tij në Facebook./Insajderi.com