Geci: E shëmtuar ajo që ndodhi në Skenderaj

Geci: E shëmtuar ajo që ndodhi në Skenderaj

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka deklaruar se ajo që ndodhi të hënën në Skenderaj është e shëmtuar, por beson që as Kurti nuk është dashur të shkojë në Drenicë me forca speciale policore.

Këto komente Geci i bëri në Klan Kosova ku tha se “PDK e ka marrë shkollën e Vetëvendosjes”, duke iu referuar “linçimit”.

“Shkollën e PDK-së e ka marr Vetëvendosje. Linçon, fyen institucionet, Kushtetutën…. Ajo që ka ndodhur është shëmti dhe nuk do të duhej të ndodhte në Kosovë. Vetëvendosje për një grush vota gjithçka bën”, tha ai.

Ai shtoi se tensionin “po e nxisin” të majtit e dy partive politike, VV-së e PDK-së.

“Tensionet po i ngritin të majtit e ricikluar që janë PDK dhe të majtit fillestar që janë VV. Incidenti ka ndodhur mes tyre dhe ata jep të kuptosh se kanë qenë bashkë kundër nesh. Kur LVV nuk mundi të bëjë marrëveshje me partitë shqiptare, tash po thonë: hajdeni krejt”. /Insajderi.com