Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka deklaruar se ish-elektorati i LDK-së i ka thënë se “meqenëse Mustafa nuk po ikë po ikëm NE”.
Geci theksoi se ka mirëpritur dorëheqjen e Isa Mustafës dhe kryesisë, pas rezultatit të dobët të cilin e kanë marrë më 14 shkurt.
Sipas Gecit, LDK duhet të reformohet, përcjell Insajderi.
“LDK do të reformohet me ata që qëndruan për LDK dhe nuk u bënë vazal as te Isa Mustafes as te Albin Kurtit”, ka thënë Geci.
Të hënën, Isa Mustafa dha dorëheqje pasi LDK nuk ka arritur që të marrë më shumë se 13% në zgjedhje. /Insajderi.com
Të dashur miq,
Në këto zgjedhje ka ndodhur ndëshkimi për Isa Mustafen dhe kryesinë e LDK-së dhe tani sapo mora lajmin e…Posted by Gani Geci on Monday, 15 February 2021