Ish-deputeti dhe anëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Geci, ka publikuar një video nga Haga, ku ka bërë të ditur se është intervistuar nga Gjykata Speciale për 20 orë rresht, njofton Insajderi.
Geci nuk ka dhënë shumë detaje nga ky intervistim, por që është parë i shoqëruar nga disa persona.
“Sot kam përfunduar intervistën time pranë Prokurorisë së Dhomave të Specializiara të Republikës së Kosovës me seli në Hagë, jam marr në pyetje për tre ditë, plot 20 orë. Nuk është me rëndësi se në çfarë cilësie jam intervistuar. Plot 20 orë i jam përgjigjur pyetjeve, komunikata numër 59 do të zbardhet kësaj radhe sepse unë pas kësaj gjykate s’do të merrem me këtë çështje”./Insajderi.com