Ish deputeti i Lidhjes Demokratike tw Kosovws dhe anëtari i këtij subjekti politik, Gani Geci, vlerëson se ka pas anëtarë të kësaj partie që i janë gëzuar disfatës në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Podujevës, njofton Insajderi.
Në mesin e këtyre personave, ka thënë se është edhe Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.
“Fenomeni Vjosa ka ndikuar në rezultatin e këtyre zgjedhjeve sepse më tepër është gëzuar Vjosa Osmani që ka fituar Bulliqi sesa vet Vetëvendosje”, është shprehur Geci, për Klan Kosova.
Geci ka thënë se Vjosa Osmani nuk e ka marrë besimin e elektoratit të LDK-së për ta përkrahur Albin Kurtin dhe partinë e tij.
“S’e kemi votuar që të thotë se “Edhe zogjtë e malit e dinë se jam me Albin Kurtin”. Kur dikush garon nën logon e një subjekti.. ne kemi kërkuar vota për Vjosa Osmanin që ta bëjë ndryshimin brenda LDK-së dhe jo të lëvdohet nga VV për të bëjë propagandë kundër LDK-së”.
“Investimi i anëtarësisë së LDK dhe imi ka qenë në Vjosa Osmanin, ajo e ka kanalizuar e ka çuar në një parti tjetër. Tash është bërë nënkryetare e LVV. Nuk do të doja se ta luante rolin e nënkryetares së VV. Është rritur në LDK. Me vite s’kam pas hapësirë në LDK, por nuk e kam lëvduar kurrë PDK-në”.
“Hashim Thaçi më ka thirr: /A po vjen në PDK?’. I kam thënë me Petkoviqin bëhem e me ty jo. Kur do të qëndrosh stoikisht rrinë aty ku je dhe jo të kërkosh mbështetjen e një lëvizjeje tjetër për të bërë ndryshime në partinë tënde”, ka thënë Geci./Insajderi.com