Gënjeshtra e Zekës për RTK-në

Gënjeshtra e Zekës për RTK-në

Deputeti i Nisma për Kosovën, Milaim Zeka i cili u arrestua për krim të organizuar, ka marr pjesë në mbledhjen e Komisonit për Administratë Publike, qeverisje lokale dhe media.

Në këtë mbledhje ai ka akuzuar televizionin publike se nuk e ka transmetuar rrahjen mes tij dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Frashër Krasniqi.

“Kur ndodh një skandal shumë i madh mes dy deputetëve është i vetmi medium RTK-ja është që nuk raporton dhe që ka për detyrë me raportu”, ka thënë Zeka.

Mirëpo në fakt Radio Televizioni i Kosovës (RTK) ka raportuar për rrahjen e tij me Krasniqin. Në lajmet qendrore të televizionit publikë, shihet se është raportuar lajmi duke filluar nga minuta e 11:00.

Rrahja në mes të Milaim Zekës dhe Frashër Krasniqit, ka ndodhur gjatë  një debati në televizionin Klan Kosova.

Zeka ishte arrestuar të hënën për shkak të përfshirjes së tij në mashtrimin e 920 kosovarëve me viza puna. Përderisa të hënë Zeka natën e kaloi në burg atij të martën iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditëve me burgim shtëpiakë.

Insajderi kishte publikuar ditë më parë hulumtimin për përfshirjen e Zekës në mashtrimin e kosovarëve me viza së bashku me Ilir Krasniqin. /Insajderi.com