Gent Cakaj bisedon me Ministrin e Jashtëm të Mbretërisë se Arabisë Saudite

Gent Cakaj bisedon me Ministrin e Jashtëm të Mbretërisë se Arabisë Saudite

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij nga Mbretëria e Arabisë Saudite, z. Adel bin Ahmed Al-Jubeirme, të cilin kanë biseduar për bashkëpunim të ndërsjellë mes të dyja vendeve, njofton Insajderi.

Në profilin e tij në Facebook, Cakaj, ka deklaruar se gjatë bisedës telefonike me z. Adel bin Ahmed Al-Jubeir, kanë biseduar për bashkëpunimin dhe investimet në fushën e infrastrukturës dhe ekonomisë.

“Përtej domosdoshmërisë së ruajtjes së bashkëpunimit të vyer politik, vlerësuam nevojën për të punuar bashkërisht edhe më fort në nxitjen e investimeve dhe disa projekteve konkrete në fushën e infrastrukturës dhe ekonomisë”.

Më pas ministri Cakaj ka vlerësuar mbështetjen e Mbretërisë së Arabisë Saudite, në proceset integruese të Shqipërisë në organizatat ndërkombëtare, e me theks të veçantë angazhimin e Shqipërisë për ta marrë ulësen e anëtarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit për vitin 2022-2023./Insajderi.com