Gent Cakaj jep dorëheqje nga pozita e krye-diplomatit në Shqipëri

Gent Cakaj jep dorëheqje nga pozita e krye-diplomatit në Shqipëri

Gent Cakaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai tha se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme.

Kosovari që shërbeu si krye-diplomat në Shqipëri, tha se nuk ka synime të kandidojë për deputet në zgjedhjet parlamentare atje, duke e konsideruar si mbyllje të kapitullit angazhimin e tij në krye të Ministrisë së Jashtme në shtetin shqiptar.

“Pas përfundimit me shumë sukses të kryesisë së OSBE-së, hapjes së negociatave për anëtarësim me BE-në, punës së jashtëzakonshme për të siguruar një ulëse në Këshillin e Sigurimit për 2022-2023, zbatimit të një sërë masash të pashembullta për ngritjen e faktorit shqiptar në Ballkanin Perëndimor, si dhe duke qenë se Shqipëria është në prag të fushatë zgjedhore, ku unë nuk synoj të angazhohem si kandidat për deputet, konsideroj që kapitulli i shërbimit tim në krye të diplomacisë shqiptare është i përfunduar”, ka shkruar ai.

Cakaj ka falënderuar të gjithë ata që e mbështetën  dhe e kritikuan në punët e përbashkëta. /Insajderi.com

 

Të nderuar qytetarë,

Dëshiroj të ju njoftoj që sot, e martë, 29 dhjetor 2020, i kam paraqitur Kryeministrit të…

Posted by Gent Cakaj on Tuesday, 29 December 2020