Gent Cakaj kërkon plazmën e gjakut për babain e tij me COVID-19

Gent Cakaj kërkon plazmën e gjakut për babain e tij me COVID-19

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka kërkuar ndihmë nga qytetarët të cilët e kanë kaluar Coronavirusin, për të ia dhuruar plazmën e gjakut babait të tij, Shkelzen Cakaj, përcjell Insajderi.

Në një postim në Facebook, Cakaj ka bërë të ditur se dhuruesi i mundshëm i plazmës duhet të ketë grupin e gjakut A pozitiv si dhe gjaku të përmbajë mbi 50 antitrupa.

“Ndihmuesit e mundshëm duhet të lajmërohen sa më parë në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në QKUK, në emër të babait tim, Shkelzen Cakaj.

Po ashtu, të gjithë ata që kanë mundësi mund të na kontaktojnë drejtpërdrejtë edhe në këtë numër telefoni: +38345101998!”, ka shkruar ndër të tjera ai./Insajderi.com