
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gnet Cakaj, ka marrë pjesë sot në takimin me ministrat e jashtëm të vendeve baltike, ku çështja e Kosovës ishte temë diskutimi, njofton Insajderi.
Në rrjetin e tij social në Facebook, Cakaj tregon se gjatë takimit janë ngritur dy çështje me rëndësi për Kosovën, siç janë njohja e saj nga ana e Serbisë dhe liberalizimi I vizave për Kosovën.
Sipas Cakajt pavarësia e Kosovës duhet të njihet me integritet të plotë territorial si dhe procesi I liberalizimit të vizave për Kosovën duhet të jetë vendimtare meqë Kosova I ka kryer të gjitha obligimet e kërkuara nga Komisioni Evropian.
Në këtë takim, Cakaj e ka përsëritur mbështetjen e pakushtëzueshme të Shqipërisë për Kosovën në proceset integruese./Insajderi.com