Bashkëpunim e integrim

Gent Cakaj takohet me ministrin e jashtëm slloven Anže Logar

Cakaj takon homologun e vet nga Sllovenia. Bisedojnë për zbatimin e reformave që mundësojnë integrimin e Shqipërisë në BE.

Gent Cakaj takohet me ministrin e jashtëm slloven Anže Logar

Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka takuar sot homologun e tij Anže Logar, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunim mes dy vendeve në fushën e arsimit, turizmit dhe ekonomisë, njofton Insajderi.

“Në takimin e zhvilluar në Lubjanë, me Ministrin e Jashtëm të Sllovenisë, Anže Logar, biseduam veçanërisht për rëndësinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, arsimit dhe turizmit”.

Gjithashtu ministrat kanë biseduar edhe për vazhdimin e reformave në kuadrin e procesit për anëtarësimin e Shqipërisë në BE./Insajderi.com