Gent Cakaj takohet me Richard Grenell

Gent Cakaj takohet me Richard Grenell

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, është takuar me emisarin amerikan, Richard Grenell, njofton Insajderi.

“Sot në Shtëpinë e Bardhë në Uashington patëm një takim të shkëlqyer me Ambasadorin Richard Grenell”, shkruan Cakaj në Facebook.

Cakaj ka njoftuar gjithashtu se temë e takimit ishte çështja në mes të Kosovës e Serbisë.

“Biseduam për rëndësinë e një marrëveshje të qëndrueshme mes Republikës së Kosovës e Serbisë dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi”.

“Për sqarim: S’KA MARRËVESHJE TË FSHEHTË, AS PLANE PËR NDARJE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, AS SHKËMBIME TERRITORIALE, AS NXITIM PËR NDONJË MARRËVESHJE TË DËMSHME, VEÇ PËRPJEKJE PËR TË NXITUR ZHVILLIMIN EKONOMIK E FORCUAR POPULLIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS NDËRKOMBËTARISHT ME MBËSHTETJEN E SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS!”. 

 

Takimi në mes të Cakajt e Grenell është zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë.

“Pavarësisht sfidave, Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për Republikën e Kosovës”./Insajderi.com

Image may contain: 2 people, people sitting and indoor