Gent Cakaj takon mbesën e dëshmorit Vezir Ademaj

Gent Cakaj takon mbesën e dëshmorit Vezir Ademaj

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka takuar nxënësen e dalluar të Nju Jorkut, Fjoralba Ademaj, mbesën e dëshmorit të luftës së UÇK-së, Vezir Ademaj.

Cakaj treguar se dëshmori Ademaj ka lënë jetën e qetë të perëndimit për t’iu bashkuar luftës së drejtë për çlirimin e Kosovës

“Në fund, vendi të cilit ai trimërisht i fali jetën, e kujtoi me nderim dhe përulje duke i dhënë titullin hero”, ka thënë Cakaj.

“Mbesa e tij sot, pavarësisht historive të dhimbshme e sfidave të panumërta familjare, mëson shqip në Nju Jork dhe shkëlqen në mësime si nxënëse shembullore mes ShBA-ve”.

“Shembujt si Fjoralba janë dëshmia më e prekshme se secila sakrificë për pothuajse një shekull histori nën pushtim ka pasur vlerë sublime”.

insajderi.com