Ministri i jashtëm shqiptar, Gent Cakaj ka treguar për mesazhin e Grenellit për Kosovën në kohën kur ishte anuluar dialogu Kosovë-Serbi në Uashington.
Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj në një konferëncë për media bashkë me kryeministrin, Edi Rama ka treguar detajet e vizitës së tij në Uashington.
Cakaj ka thënë se vizita në Uashington ka qenë shumë më herët e planifikuar dhe se ka pasur shumë çështje tjera pos Kosovës që janë diskutuar.
“Për Kosovën kam folur me emisarin e Trump-it për dialogun”, tha Cakaj.
Ministri shqiptar me prejardhje nga Kosova tha se nga Uashingtoni për Kosovën ka ardhur me tre mesazhe. 1) Nuk ka marrëveshje sekrete 2) Nuk ka ndarje të Kosovës 3) nuk ka marrëveshje të shpejtë për interesat e administratës Trump. /Insajderi.com/